Loading

Ruajtje

Ruajtja e mallit përfaqëson të ashtuquajturën fazë statike të logjistikës së magazinës. Ky aktivitet mundëson sistemimin në mënyrë të organizuar dhe të gjurmueshme të çdo mbështetëse prej druri -malli të veçantë që mund të qëndrojë në ruajtje edhe për një periudhë të gjatë kohe. Magazina e Brio Group është strukturuar për të pritur , sistemuar, lokalizuar dhe ringrakuar/ridërguar mallrat brenda një kohe të shkurtër.

Depozitime e magazinime

Kryerje e të gjitha operacioneve të ruajtjes së mallrave, që nga administrimi i drejpërdrejtë i depozitimit për llogari të klientëve e deri tek magazinimet e përkohshme në pritje të dorëzimit të mallrave për llogari të të tretëve.

Tërheqje malli nga prodhuesi

Përmes një telefonate apo një fax, të gjithë klientët mund të prenotojnë drejtpërdrejt tërheqjen e dërgesave të tyre, duke komunikuar numrin total të kolive, peshën dhe volumin e përgjithshëm. Nëse prenotimi rregjistrohet në mëngjes, zakonisht, tërheqja kryhet brenda të njëjtës ditë, përndryshe ditën pasardhëse.

Ruajtje e administrim mallrash

Ofrojmë shërbimin e depozitimit të mallrave dhe makinerive pranë magazinës tone në Interporto – Padova, ku vemë në dispozicion të klientëve tanë hapësira të gjëra të mbuluara, të pajisura me mjete për ngarkimin, shkarkimin dhe ruajtjen e produktit Tuaj.

Ngarkim e dërgim

Pranë selisë tonë kemi një magazinë të pajisur me mjete për operacionet e ngarkim/shkarkimit dhe të depozitimit të mallrave.

Administrim i drejtpërdrejtë i dorëzimeve me mjete në pronësi

Ҫdo dërgesë administrohet në të gjitha fazat nga i njëjti automjet, përmes përdorimit të teknikës së tërheqjes dhe dorëzimit të drejtpërdrejtë të mallrave.

Planifikim porosish për dorëzim

Asgjë nuk i lihet rastësisë, planifikimi i punës është tashmë një mekanizëm i konsoliduar dhe i besueshëm, studiuar për t’ju garantuar sigurinë maksimale.

Ngarkim/shkarkim

Ngarkimi dhe shkarkimi i makinerive kryhet përmes përdorimit të mjeteve specifike dhe garantohet nga profesionaliteti i lartë të punonjësve tanë.

Përpunim i produktit

Rigjenerim dhe izolim me material amballazhi.

< Të gjitha shërbimet