Loading

Transport intermodal

Transporti tokësor, për orografinë e veçantë të territorit italian dhe mangësitë infrastrukturore të sistemit Itali, i ka detyruar kompanitë më largpamëse të transportit të diversifikojnë strukturat e biznesit, duke e orientuar vëmendjen e tyre drejt transportit intermodal. Zgjedhja intermodale bashkëlidh elasticitet dhe efikasitet për një ndërgjegjësim më të madh ndaj ambjentit, duke reduktuar ndjeshëm prodhimin e elementëve që e ndotin atë si dhe duke mbrojtur burimet energjitike.

Politika e Bashkimit Europian për transportet ka deklaruar se brenda vitit 2030 30% e trafikut të mallrave në distancë mbi 350 km do të duhet të devijohet drejt transportit hekurudhor. Intermodaliteti është një instrument strategjik e themeltar për një përdorim maksimal të mënyrave të ndryshme të transportit. Ai imponohet si një nga mënyrat me më pak ndikim negativ mbi ambjentin për transportimin e mallrave në distanca të mesme-të gjata.

Ҫdo dërgesë e devijuar drejt transportit hekurudhor redukton konsumin energjitik dhe ndihmon në mbrojtjen e klimës. E në fakt, mesatarisht, transporti intermodal redukton me 55% prodhimin e CO2 krahasuar me transportin rrugor. E ndërgjegjshme për përgjegjësinë shoqërore të saj, BRIO GROUP e pozicionon strukturën e re logjistike në zonen Interporto – Padova, në mënyrë të atillë që të mund të presë trenat drejtpërdrejt pranë strukturës së saj, duke arritur të kryejë kështu ngarkimin dhe shkarkimin e menjëhershëm të mallrave.

TRANSPORT INTERMODAL PËRMES HEKURUDHËS

PËRFITIME PËR OPERATORËT:

  • SHPEJTËSI MË E LARTË E OPERACIONEVE
  • MUNDËSI PËR TRAFIK GATEWAY tren – tren
  • LEVERDI EKONOMIKE E SHËRBIMEVE TË OFRUARA
  • KAPACITET MË I LARTË PËR RUAJTJE krahasuar me të njëjtën hapësirë

Gjithashtu, në nivel terminalesh

  • Kosto më e ulët për çdo zhvendosje (të paktën -30%)
  • Zhvendosje me ndalesa më të pakta (shpejtësi më e lartë në ngarkim e shkarkim = më pak kohë pritjesh e mjeteve të rënda)
  • Më tepër siguri në operacione
  • Ndikim negativ më i ulët mbi ambjentin (kursim prej 440.000 Lt naftë në vit = 1.232 Ton CO2 më pak në vit)
  • Përdorim më i madh i të gjithë binarëve
  • Konsum më i vogël i hapësirës territoriale (nevojitet shumë më pak hapësirë krahasuar me të njëjtin volum trafiku)

BRIO GROUP e krijuar për transport rrugor, ka qenë ndër të parat kompani që ka arritur të kuptojë vlerën tregtare dhe shoqërore të transportit intermodal, duke investuar në locations në gjendje të favorizojnë drejtpërdrejt devijimin drejt rrjetit hekurudhor të aktiviteteve të saj. Pikërisht këtu e ka zanafillën lokalizimi i qendrave të saj pranë Interporto – Padova.

Lexo edhe:

Logjistikë

Transport

consorziobrio

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *