Loading

Shërbim bartje

Lëvizje mallrash në outsourcing

Shërbimet e bartjes përfaqësojnë një nga aktivitetet kryesore në kryerjen me sukses të trasporteve, të transferimeve te materialeve nga një banesë në tjetrën si dhe të organizimeve të eventeve të ndryshme. BRIO GROUP është një partner i besueshëm në fushën e transferimeve të materialeve nga një banesë në tjetrën, të levizjes së mallrave apo të organizimeve të panaireve; operon me personel të përgatitur e të pajisur me mjetet e duhura (hamallë, drejtues pirunash ngritës e magazinierë), të aftë për të kryer bartje profesionale të materialeve, falë cilesisë së lartë të shërbimeve të lëvizjes së mallrave.

Punonjësit vihen në dispozicion për trasportin dhe lëvizjen e mallrave në outsourcing për subjekte publike dhe private.
Personeli ynë eshte në dispozicion të plotë për çdo lloj nevoje për punë krahu:

  • ngarkim e shkarkim
  • amballazhim
  • mbështetje me punonjës
  • zëvendësim punonjësish në rast sëmundjesh apo pushimesh, qoftë edhe për periudha të shkurtra.

Detyra parësore e punonjësve është të sistemojnë në siguri të plotë mallin që duhet lëvizur, në vijim të kryejnë dorëzime të përpikta si dhe të ndihmojnë në të gjitha operacionet e shkarkimit të materialeve që u besohen.

Lëvizje mallrash në siguri të plotë

Shumica e kooperativave që perfshihen në këtë grupim vë në dispozicion mjete mekanike dhe pajisje për administrimin e pakove, amballazheve delikate, objekteve me volum të madh, instrumentave teknologjikë, prodhimeve ushqimore si dhe të strukturave për organizim eventesh, ndër të cilat:

  • furgonë mallrash
  • makina ngarkuese të mbështetëseve prej druri
  • mbështetëse prej druri
  • pirunë ngritës
  • materiale amballazhimi

<  Të gjitha shërbimet